Princi Harry dhe Meghan Markle po përgatiten për premierën e dokumentarit për jetën e tyre në Netflix dhe tashmë po kuptohet se reagimet e Pallatit dhe fansave mbretërorë nuk janë më të mirat.
Duka dhe Dukesha e Sussex justifikuan vendimin e tyre për të ndarë historinë e tyre me botën, duke shpjeguar, siç tha Markle në trailer, se është shkruar aq shumë për jetën e tyre personale dhe marrëdhënien e tyre me Pallatin, sa ata zgjodhën ta tregojnë mënyrën e vërtetë të tyre.
Gjatë një daljeje të fundit në Nju Jork për të festuar çmimin e tyre në ceremoninë e Hope Awards për “punën e tyre sociale dhe përkushtimin ndaj luftës për ndryshime sociale”, një gazetar vendosi ta “ngacmonte” Harry -n duke i bërë një pyetje që shpreh atë që fansat mbretërorë dhe ndoshta edhe disa anëtarë të familjes mbretërore ndjejnë.
“A i vendos paratë para familjes?”, e pyeti ajo, duke iu referuar marrëveshjes shumëmilionëshe që ka bërë me Netflix, pjesë e së cilës është edhe dokumentari “ Harry & Meghan ”. Duka i Sussex-it iu shmang përgjigjes me mjeshtëri, pasi në atë kohë merrte shumë pyetje nga gazetarë të ndryshëm, duke thënë “shumë pyetje”.
Përgjigja e Harryt vjen sigurisht përmes trailerave të parë të dokumentarit të tij, ku ai thotë se “duhej të bëja gjithçka që mundja për të mbrojtur familjen time” dhe se “askush nuk e di të vërtetën absolute, vetëm ne”. Princi, nga ana tjetër, ka përmendur në të kaluarën se kishte frikë për sigurinë e gruas së tij, e cila po merrte kërcënime për jetën e saj./abcnews.al