Selia blu ka pamje të qetë nga jashtë, por të gjithë eksponentët më të lartë të saj janë aty prej mëngjesit. Kryetari Lulzim Basha ka mbërritur që në mëngjes e bashkë me të edhe anëtarë të kryesisë e ish deputetë.
E para ka mbërritur në seli administrata e selisë blu. Mësohet se procesi i votimit në gjithë vendin po ndiqet me vëmendje dhe demokratët po dokumentojnë cdo parregullsi edhe pse kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë process zgjedhor.
Porosia është që të qëndrohet me orë të gjata për të shoqëruar procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit deri në përfundim të tij.
Në selinë e Partisë Demokratie duket si heshtje zgjedhore, përveç denoncimit që bëri nënkryetari demokrat Edi Paloka për blerjen e votës. Gazetarja e ABC News Yllka Kamenica raporton se kreu demokrat ka zgjedhur të qëndrojë në seli, ndryshe nga kreu i shtetit që është shfaqur në bregdet.
PD është përqëndruar te marrja e informacionit në gjithë Shqipërinë. Në foton ku shfaqet kreu demokrat me gazetaren tonë atje, Kamenica njofton se Basha sëbashku me kreun e PR Fatmir Mediu dhe Besnik Mustafajn kanë dalë për të marrë dhe për të shkëmbyer informacion mbi atë informacion që kanë marrë gazetarët dhe atë që ka marrë Partia Demokratike. Nuk dihet nëse do ketë ndonjë dalje publike për mediat. /abcnews.al