Për drejtorin e Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD Alfred Lela thirrja e ish –kryeministrit Berisha në polici është një goditje nën brez, që i bëhet nga e njëjta polici që ka qenë e pranishme në vendngjarje.
Në një lidhje direkte me studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Lela theksoi që ‘Berisha i ka dhënë të gjitha sqarimet në deklarimet dhe në prononcimet e tij publike, se çfarë ka ndodhur, për çfarë duhet thirrur lideri i opozitës, është sulmuar demonstrativisht, publikisht.
Përse duhet tu shkojë këtyre policëve, çdo gjë që ka qenë për tu thënë është thënë publikisht, edhe medias dhe spiunëve të policisë, nëse kanë nevojë për ndonjë material tjetër është një goditje, në vazhdën e goditjeve, poshtë brezit, që godet ata që mendon të dobët dhe mbështet të fortët’, tha Lela./Abcnews.al/