Hamide Magashi u vra me armë zjarri mbrëmjen e 30 Nëntorit në Prishtinë të Kosovës nga ish-burri i saj, Sokol Halili. Ky i fundit i dha fund jetës disa orë pasi kreu aktin.
Çifti ishte ndarë dhe kishte konflikt prej disa muajsh. Dy ditë pas vrasjes së 35-vjeçares, Sokol Halili vrau veten në shtëpinë e tij, ku ishte rrethuar nga policia që kërkonte ta arrestonte.
Por para se të vritej, ai kishte lënë një letër të gjatë për familjarët e tij ku shpjegonte të gjithë historinë e konfliktit të tij me ish-gruan Hamide Magashi.
Në letër përmendet edhe momenti i vrasjes, ku ndër të tjera ai thotë se i ishte ulur në gjunjë Hamidesë dhe i kishte kërkuar që të ktheheshin bashkë. Por sipas letrës së tij, 35-vjeçarja nuk kishte pranuar dhe ai e kishte qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend.
“I jam afruar dhe i kam folur dhe e kam lutur me fjalët më të mira për mos ta lënë fëmijën jetim dhe e kam lutur me fjalët më të mira m’u bo mirë dhe i jam lutur, i jam përkulur dhe i kam rënë në gjunjë dhe aty për aty më tha ktij fmis i jep gji nana jote po fmis un duhet mi jap gji dhe të kom kallxuskedeshtme marr vesh edhe tash edhe niseanc e ki të gjyqit edhe fmija më takon mu edhe ti ban shka dush se unë të kom kallxu për pun të fmis pik për pik kto fjal të fundit nashta nuk kom mujt e nuk mujmi kallxu po përafërsisht rreth ksaj temës e rreth kti muhabeti të fmis ja kan fjalt dhe kur më tha aty për aty për thmi ashtu un i kom kallxu se nuk muj ashtu me lan thmintem dhe në moment e kom nxjerr alltin dhe i kom shkrep dy herë në gjoks dhe kur ka ra në tok i kom shkreëp edhe një her në kok dhe kom pas qef mja pa ceremonin e vorrimit dhe kom pas qef me pa a po flitet najkun fjala e vërtet se kom mujt me shkukry për kry me ta po kom pas qef me pa edhe me ni qysh po shkon e vërteta dhe gjith mediat dhe televizori dhe gjith njerëzimi të familjes saj dhe të tjerët qëkan fol me fjal të njerzve të familjes saj në asni moment nuk asht fol e vërteta”, thuhet ndër të tjera në letrën e gjatë që ka lënë pas Sokol Halili./express/