Princi Harry dhe Meghan Markle do të publikojnë episodin e parë të serisë së tyre dokumentare në Netflix më 8 dhjetor të titulluar “Harry dhe Meghan”.
Në trailerin e fundit, platforma zbuloi se Vëllimi II do të jetë i disponueshëm për t’u parë në Netflix nga 15 dhjetori, në të njëjtën ditë me koncertin special të këngës së Krishtlindjes të Princeshës së Uellsit.
Ndërsa koncerti është planifikuar të transmetohet në prag të Krishtlindjeve, eventi festiv do të zhvillohet të enjten e ardhshme në Westminster Abbey. Si nderim për Mbretëreshën Elizabeth, koncerti do të festojë vlerat që monarkia tregoi gjatë gjithë jetës së saj.
Anëtarët e familjes mbretërore do të jenë në mesin e atyre që do të marrin pjesë, së bashku me të ftuar të përfshirë në projekte komunitare, filantropë dhe vullnetarë, deri tek korrespondentët dhe personeli i forcave të armatosura.
Koncerti i Kate Middleton në mënyrë të pashmangshme do të përkojë me dokumentarin bombë të Harry dhe Meghan Markle. Në trailerin e ri, Princi Harry tha: “Ka një hierarki familjare. E dini, ka rrjedhje, por ka edhe trillime historish… Është një lojë e pistë.’
Duke iu referuar nënës së tij të ndjerë, Dianës, Duka i Sussex tha: “Isha i tmerruar, nuk doja që historia të përsëritej. Askush nuk e di të vërtetën e plotë. Megjithatë ne e dimë të vërtetën e plotë.’/abcnews.al