Ditën e nesërme, me 6 Dhjetor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak minuta më parë pamjet nga sallat ku do të mirëpresë liderët e BE-së. “Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Europian në Shqipëri”, ka shkruar Rama.
Sa i përket axhendës, në orën 09:30 pritet të mbërrijnë liderët europianë, ndërsa 30 minuta më vonë do të firmoset marrëveshja roaming. Seanca fillon në orën 11:00, ndërsa sesioni i dytë i saj vijon në 12:15. Në fund, Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel; Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët. /abcnews.al