Kundërshtoi forcat e policisë, arrestohet një person në Kukës

schedule17:11 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 17:11 - 5 Dhjetor, 2022

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një person, i cili akuzohet për dhënie ndihme të paligjshme të kufirit, si dhe kundërshtim të uniformave blu.

Sipas policisë arrestimi i K.Gj është bërë për V. Penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm e kryer në bashkëpunim” si dhe “Kundërtim të punonjësve të policisë”.

Njoftimi i policisë:

“Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm” dhe “Kundërtim të punonjësve të policisë”, Prokuroria Kukës arreston 1 shtetas, nis procedim penal për një punonjës policie

Sot, më datë 05.12.2022 Drejtoria rajonale AMP Dibër/Kukës në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP Kukes, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K.Gj. banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi, është bërë për V. Penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm e kryer në bashkëpunim” si dhe “Kundërtim të punonjësve të policisë”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

-E.M. lindur në Fier; dhe

-E.H lindur në Fier.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po trasportonin drejt Kosovës 13 shtetas të huaj nga vendet e treta MENA.

Me cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet fugon Ëolksvagen i marrë me qera.

Gjatë operacionit policor për neutralizimin e autorëve të sipërpërmendur është plagosur një shtetas i huaj (klandestin) me inicialet M.H, me kombësi egjyptiane (i ardhur klandestin në vendin tonë).

Lidhur sa më sipër Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë së DVP Kukës K. B., i cili ka qenë pjesë e operacionit policor, për veprën “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 91 K. Penal. Po punohet për sqarimin e rrethanave të çështjes.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!