Kremlini ka paralajmëruar se vendosja e kufirit të çmimit për naftën ruse do të destabilizojë tregjet globale të energjisë, por tha se diçka e tillë se nuk do të ndikojë në pushtimin e Ukrainës, shkruan The Guardian.
Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se Rusia po përgatitej se si do t’i përgjigjej vendimit të G7 dhe aleatëve për të ndaluar vendet dhe kompanitë të merren me eksportet ruse të naftës nga deti, ku çmimi është mbi 60 dollarë për fuçi.
“Rusia dhe ekonomia ruse kanë kapacitetin e nevojshëm për të përmbushur plotësisht nevojat dhe kërkesat e operacionit special ushtarak”, tha Peskov sot kur u pyet nëse kufiri i çmimit do të ndikonte në fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
Ai shtoi se vendimi do të “destabilizonte plotësisht” tregjet globale të energjisë dhe paralajmëroi europianët se duhet të përgatiteshin për çmime më të larta.
Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 1.7% në 87.01 dollarë për fuçi të hënën, pas vendimit të Bashkimit Europian për të miratuar një kufi për çmimin e naftës ruse.
/abcnews.al