Michniewicz i “ngarkon” fajin Zielinskit: Ai rast nuk duhej humbur, ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe

schedule19:42 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 19:42 - 4 Dhjetor, 2022

Pas humbjes përballë Francës, me rezultatin 3 me 1, rezultat i cili çoi në eleminimin e Polonisë, nga “Katar 2022”, disa fjalë për mediat i dhe tekniku polak, Czeslaw Michniewicz, ku tha se të tijët mund të bënin më mirë.

Tekniku polak, e cilësoi rastin e humbur nga Zielinski si fatal, pasi nëse futbollisti i Napolit do të kishte shënuar, ndeshja me “gjelat” mund të kishte shkuar ndryshe.

“E dinim se do të ishte një lojë e vështirë dhe donim të luanim ndryshe. Kishim disa momente të mira në pjesën e parë, ndoshta jo shumë, por kishim disa raste që mund të kishin çuar në gola. Na vjen keq për mundësinë e Zielinskit. Ishte akoma 0-0 dhe më pas Franca kaloi në epërsi. Dua të falënderoj lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që na ndihmuan në përgatitje. Aventura jonë përfundoi sot, humbëm kundër kampionëve të botës. Më vjen shumë keq sepse Franca kishte rastet e saj dhe ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe nëse ne do të kishim shënuar të parët.”,- tha Michniewicz. /i.m /abcnews.al