Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën para pak minutash me shpërthim të kontrolluar objektin 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës, “Prestige Resort”.
Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kanë hapur 730 furnela (vrima) ku u montuan 70 kilogramë lëndë shpërthyese si dhe 4 mijë metër linear fitil. Inspektorët e IKMT dhe policisë së Shtetit kanë marrë të gjitha masat për perimetrin e sigurisë dhe lajmërimin e banorëve të zonës.
Ky është aksioni i dytë i IKMT-së në këtë restort. Në shtator u prishën pishinat. Përfaqësuesit ligjorë të “Erjoni shpk” e konsideruan të paligjshëm aksionin dhe paditë IKMT-në./abcnews.al/