Holanda ka mundur të marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme ndaj SHBA-së, ndeshje e vlefshme për 1/16 e Kupës së Botës.
Në minutën e 10-të, Dumfries lëshon një top të bukur nga krahu tij i djathtë drejt zonës, ku Depay finalizon duke dërguar rezultatin në 1-0.
Gjatë një dominimi të Holandës, ka ardhur edhe goli i dytë në minutën e 46-të të pjesës së parë. Ishte përsëri Dumfries i cili asiston drejt zonës për Blind, ku mbrojtësi shënon identik si Depay.
Pjesa e dytë ishte pak më intensive, ku SHBA tentoi t’i afrohej golit. SHBA ngushtoi rezultatin në minutën e 76-të me anë të Wright pas një goditje me takë.
Festa zgjati pak, pasi këtë herë Blind asiston për lojtarin anësor të Interit dhe të kombëtares holandeze, Dumfries, ku pa u shqetësuar e dërgon topin në rrjetë duke e çuar rezultatin në 3-1.
Holanda me këtë fitore ka mundur të kalojë në çerekfinale, ku do të presë fituesin e ndeshjes Argjentinë-Australi./h.ll/abcnews.al