I pranishëm në Kupën e Botës, “Katar 2022” për të ndjekur nga afër “albiceleste”-n, legjenda e sulmit argjentinas, Gabriel Omar Batistuta ka folur për mediat, për marrëdhënien aq të ndërlikuar Lautaro-Julian Alvarez.
Gjatë fjalës së tij Batistuta u shpreh qartë, se nuk është e nevojshmë për teknikun Scaloni, që të starojë ndeshjen me dy numra 9, në krye të sulmit.
“Unë mendoj se nuk ka hapësirë që ata të luajnë së bashku dhe gjithashtu se nuk është e nevojshme. Nuk e shoh të nevojshme që Argjentina të luajë me dy numrat 9. Jo të gjitha skuadrat kanë lojtarë të kësaj cilësie përpara dhe kjo është një shenjë e mirë për turneun. Unë nuk mendoj se ata mund të luajnë së bashku gjithsesi nëse nuk ka ndodhur diçka e çuditshme dhe ju duhet të shënoni 3-4 gola të gjithë së bashku”,- është shprehur në fjalën e tij, Batistuta. /i.m /abcnews.al