Të shumtë janë ata shqiptarë që zgjedhin t’i kalojnë pushimet jashtë vendit këtë sezon veror. Përfaqësuesit e agjensive turistike thonë se kërkesat janë rritur me 30%, ndërsa vendi më i preferuar mbetet Turqia.
Ku do t’i kalojne pushimet shqiptarët këtë sezon veror?
Kërkesat për të pushuar jashtë vendit tregojnë se menaxherët turistikë janë rritur me 30%, ndonëse pritshmëritë e tyre ishin më të mëdha.
Turqia mbetet e para në listën e preferencave dhe kjo për shkak të ofertës turistike megjithëkëtë nuk mungojnë dhe prenotimet për në Maldive.
Çmimet e paketave turistike sipas përfaqësuesve të agjencive këtë sezon veror janë 5 deri në 10 % më të larta se vitin e shkuar. /ABC News Albania 24/7