U vra nga ish-bashkëshorti në oborrin e spitalit, sot i jepet lamtumira Hamide Magashit

schedule08:29 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 08:29 - 2 Dhjetor, 2022

Hamide Magashi, gruaja shtatzënë që u vra nga ish-bashkëshorti i saj para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Lexo edhe: Vrau gruan shtatzënë, autori ende në arrati

Familjarë të 35-vjeçares kanë bërë me dije se varrimi do të bëhet në orën 13:00.

Hamide Magashi u vra mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. I dyshuari i vrasjes është ish bashkëshorti i saj Sokol Halili, i cili është ende në arrati.

35-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje nga gjykata, ndërsa policia po këkron bashkëpunimin e qytetarëve për të arrestuar Sokol Halilin. /abcnews.al