Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 6 dhjetori nuk do të jetë ditë pushimi, siç ishte thënë më herët.
Ai tha pas mbledhjes së qeverisë se puna do të vazhdojë normalisht, ndërsa masat e sigurisë janë të panegociueshme. Sipas Ramës, këto masa janë në përputhje me rregullate vendosura nga Këshilli i Europës.
“Nuk është marrë asnjë ditë pushimi është lajm i rremë. Puna do të vazhdojë normalisht. Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd, vendosen bazuar në rregullat e vendosura nga vetë KiE që kudo ku zhvillojnë aktivitet kanë masa standarde. Forcat Tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samitit që janë në KiE për masat e sigurisë. Këto nuk janë çështje opinionesh, janë masa shumë të rrepta sigurie së më tepër në situatën kur këtu do të vijnë të gjithë liderët e BE dhe për ta ka masa ekstreme sigurie”, tha Rama. /abcnews.al