Producenti i njohur, Ardit Gjebrea ka reaguar për ndarjen nga jeta të avokates së njohur, Denisa Daka, e cila prej shumë vitesh merrej me çështjet civile.
Përmes një foto të postuar në Instastory, ai është shprehur shumë i trishtuar pafund dhe do të donte që të kishin pirë një kafe të fundit bashkë.
Lexo edhe: Ndahet nga jeta avokatja e njohur, kolegu i saj përlot me reagimin
Më tej, Arditi ka theksuar se Denisa ishte avokatja e tij e parë.
“I trishtuar pafund jam sot për ikjen tënde kaq shpejt, po nje kafe te fundit ta kishim pire e tè qeshnim!
Do te te kujtoj gjithmone per energjine, humorin tend, per optimizmin dhe deshirèn per jete.
Avokatja ime e parè – Denisa!”, ka shkruar Gjebrea.
Kujtojmë që Denisa Daka vuante prej shumë kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe kishte nevojë për transplant të palcës./abcnews.al