Degëve të mbyllura në universitetet publike i bënë homazhet. Me këtë protestë simbolike aktivistët e shoqërisë civile ironizuan politikat e ministrisë së Arsimit.
“Qëndresa Qytetare” ka llogaritur shifrat dhe ka dalë në përfundimin:
“71.6% e programeve prioritare rrezikojnë të mbyllen pasi nuk plotësojnë numrin minimal prej 10 studentësh. Ironia e fatit, është që 4 nga këto 35 programe, janë mbyllur që pa nisur ende implementimi i programit te bursave. Kjo panoramë tregon qartazi dështimin sistematik të politikave të ndërmarra nga MAS.”
Auditoret po zbrazen. Mesatarisht rreth 3 mijë studentë janë larguar prej universitetve publike çdo vit akademik.
Vetëm në tre vitet e fundit regjistrimet në shkollat e larta kanë rënë me 11.3%.
“Në universitet e vendit Matematika qe ishte guri i themelit ne Universitetin Luigj Gurkauqi Shkodër sot po mbyllet, A e dine këta patriote dhe znj.Minsitre se Gjuha shqipe e Normales qe formësoi Universitetin Aleksandër Xhuvani Elbasan sot ka vetëm 2 regjistrime? Durrësit bregdetar i mbyllet dega e Hoteleri Turizmit, Korça mbetet pa histori – gjeografi. Askush nuk shqetësohet për fiziken qe po mbyllet ne Universitetin e Tiranës, a e pyet veten kjo ministre pse te rinjtë nuk po preferojnë as degët prioritare e as ato themeltare?”
Ndërkohë që bursa nuk i joshi maturantët të nisin studimet në degë të shpallura prioritet kombëtar mundësia për të gjetur një pune jashtë vendit po. Në një kohë që shumë programe po shkojnë drejt mbylljes të tjerë si infermieria kuotat i kanë plotësuar me mbi 90%./Abcmews.al/