Duket se Shawn Mendes e ka gjetur sërish dashurinë. Këngëtari 24 vjeçar është parë disa herë nën shoqërinë e Dr. Jocelyne Miranda, 50 vjeç. Këtë herë dyshja u fotografuan së bashku në një treg në West Hollywood, me Jocelyne të veshur me një veshje rozë dhe Shawn një bluzë të bardhë dhe xhinse blu.
Ata u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin dhe duke u kapur për dore teksa bënin pazar. Ata janë parë edhe më parë duke drekuar në një restorant në Los Angeles. Megjithatë ende nuk ka një konfirmim nëse janë bashkë. Romanca e re e Mendes vjen pas ndarjes nga Camila Cabello.
Ata njoftuan ndarjen një vit më parë përmes një deklarate të përbashkët: “Ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njeri është më e fortë se kurrë. Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë”.
/abcnews.al