Vazhdon lufta kundër trafikut të drogës nga karabinierët në qytetin italian të Parmas.
Karabinierët gjetën 650 gram marijuanë brenda një pallati të braktisur, ndërsa gjatë një operacioni tjetër arrestuan 2 shqiptarë 27-vjeçarë të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Makina me të cilën udhëtonin 2 shqiptarët u ndalua për një kontroll rutinë nga karabinierët në rrugën provinciale për në Langhirano. Makina rezultoi se ishte në pronësi të një personi me precedent penal.
Shqiptarët, pavarësisht se ishte kontroll rutinë, shfaqën nervozizëm.
Ky qëndrim i dyshimtë bëri që ushtarakët të kryenin një kontroll të plotë të automjetit, duke gjetur të fshehur në një çorape gati 70 gramë kokainë, e ndarë në 58 doza.
Gjithashtu të arrestuarve iu gjetën edhe 725 euro, që dyshohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës. Më pas të dy u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Parmës, në dispozicion të autoritetit gjyqësor.
Karabinierët e Fidenzës nga ana e tyre arrestuan një shtetas shqiptar.
Policët vunë re një makinë e cila po kalonte më rrugët e qytetit duke bërë manovra të rrezikshme.
Policia më pas e ndoqi shqiptarin për disa qindra metra.
Shqiptrai që drejtonte makinën, 30 vjeç, teksa dorëzonte dokumentet shfaqi nervozizëm.
Megjithatë, një kontroll më i thellë i lejoi operatorët të gjenin rreth 10 doza kokaine, të paketuara dhe të gatshme për shitje, të fshehura nën frenat e dorës.
Droga u sekuestrua, së bashku me mbi shtatë mijë euro para cash, të cilat iu gjetën burrit në shtëpinë e tij./Abcnews.al/