“Si qytetarja më e re”, Dua Lipa pozon me flamurin shqiptar: Mezi pres me ju pa sonte

schedule15:34 - 28 Nëntor, 2022

schedule 15:34 - 28 Nëntor, 2022

Disa orë para koncertit në sheshin Skënderbej, Dua Lipa ka ndarë një video në rrjete sociale me flamurin shqiptar. Ylli shqiptar me famë botërore shkruan se ndihet shumë e lumtur si qytetarja më e re shqiptare dhe mezi pret që të performojë sonte në sheshin Skënderbej.

“110 VJET PAVARËSI ?? shumë e lumtur që jam në Tiranë, Shqipëri ~ si qytetarja më e re? për të performuar për ju të gjithë sonte ~ THE FINAL FUTURE NOSTALGIA SHOW ??❤️?? menxi po pres me ju paa!!! !!!!!!”, ka shkruar Dua.

@abcnews_al #dualip #dualipaalbanian #indipendeceday #albania?? #albaniaindipendenceday #albanians #abcnews #abcnewsalbania ♬ Xhamadani Vija-Vija – Shemi & Iliret

 

 

Ndërkohë, dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim sapo ka ndarë një imazh krah Dua Lipës. “E lumtur të uroj qytetaren më të re të Shqipërisë ?? ❤️ ?? dhe e emocionuar për@dualipa? Koncert sonte për të festuar 110 vjetorin e ?? Pavarësisë!”, ka shkruar ambasadorja amerikane.

Kujtojmë që Dua mori nënshtetësinë shqiptare dje nga Presidenti Bajram Begaj. “Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë.

Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh Begaj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!