Sarah Sands ende sheh djemtë e saj binjakë 11-vjeçarë Alfie dhe Reece duke vrapuar nëpër shtëpi. Ishte një pasditee zakonshme në tetor 2014 dhe ajo po hekuroste.
Djemtë e saj kishin shkuar në shtëpinë e fqinjit të moshuar Michael Plaisted për ta ndihmuar atë me disa punë.
Reece pasi hyri në shtëpi, vrapo direkt në katin e sipërm të shtëpisë.
“Ai u ul dhe po më shikonte”, thotë Sarah.
“Sytë e tij ishin të hapur. Unë i thashë “zemër çfarëdo që do të thuash, sigurohu që të jetë e vërteta.”
“Më tha: “Mami është shumë keq.””
Ky është rrëfimi i një nëne të dëshpëruar, e cila mori thikën dhe vrau fqinjin e saj të moshuar, pasi ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me tre djemtë e saj, dy binjakët dhe djalin e saj më të madh.
Katër javë pasi kishte ndodhur abuzimi, 31-vjeçarja Sarah, e pushtuar nga ankthi dhe dëshpërimi, mori një thikë nga sirtari i kuzhinës dhe kaloi bllokun ku jetonin nëLondrën Lindore për në banesën e fqinjit të saj, Pleisted.
Burri që ajo mendonte se ishte fqinji akuzohej për sulm seksual ndaj djemve të saj. Ajo sapo kishte zbuluar se ai kishte abuzuar edhe me djalin e saj të madh, Bradley.
Pak minuta pasi hyri në shtëpi, Pleisted, 77 vjeç, po vdiste. Sarah e kishte goditur me thikë tetë herë dhe e kishte parë të gjakosur deri në vdekje pa thirrur një ambulancë.
Më pas me thikën në dorë u dorëzua në komisariatin aty pranë.
Një oficer policie në detyrë atë natë në nëntor 2014 thotë se kujton “një grua shumë të frikësuar dhe të pambrojtur”.
Unë do të bëja sërish atë që bëra si një “engjëll hakmarrës” dhe si një grua që mori bëri drejtësi ndaj burrit që kishte lënduar fëmijët e mi.
Juristët në gjyqin e saj e pranuan fjalën e saj dhe e liruan nga akuza për vrasje. Në vend të kësaj, ajo u dënua për vrasje nga pakujdesia për shkak të “humbjes së kontrollit” dhe shërbeu në komunitet rreth katër vjet./Abcnews.al/