Situata në Veri, flet nipi i Isa Boletinit: Vizitat në kullë vetëm janë shtuar, EULEX dhe policia patrullojnë rrugët

schedule18:57 - 25 Nëntor, 2022

schedule 18:57 - 25 Nëntor, 2022

Gazmend Boletini, nipi i Isa Boletinit, në një lidhje direkte me emisionin “Ballkan” në ABC ka treguar rreth atmosferës së Kullën e Isës tashmë që po afrohen edhe Festat e Nëntorit. Gazmendi, i cili Isa Boletinin e ka stërgjysh, tregoi për “Ballkan” se pavarësisht situatës së tensionuar në veri, numri i vizitorëve është në rritje.

“Si nip i Boletinit është të jesh krenar, por edhe përgjegjësi e madhe që e kemi ne si gjeneratë e re. Kulla e Isa Boletinit, kompleksi gjendet pikërisht në pjesën veriore, pra në Mitrovicën e Veriut,” tha ai.

Gazmendi shpjegoi se kthimi i vëmendjes ka ndodhur me ardhjen e eshtrave.

“Vizitat në Boletin janë shtuar. Kthimi i vëmendjes është me ardhjen e eshtrave. Është një vend me shumë histori të lashtë. Afër dy shekuj radhazi kanë qenë aktiv në çështje kombëtare.” 

Por si ka ndikuar te vizitorët situata e krijuar në Mitrovicën e Veriut? Boletini sqaron se deri më tani situata është e qetë ndërsa përmend se rol të madh luan edhe pranua e patrullave të policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

“Këto ditë kemi parë vizita edhe nga shkollat nga e gjithë Kosova. Pavarësisht situatës, qytetarët e kanë shpeshtuar edhe më shumë vizitën. Janë edhe policia që na shoqërojnë deri në kullë. EULEXI, policia e Kosovës kanë kontroll të asaj zone.” /abcnews.al/