Sebastian Haller iu nënshtrua një operacioni për herë të dytë për të përfunduar heqjen e tumorit testicular të zbuluar verën e kaluar.
Këtë e ka bëtë të ditur vetë sulmuesi i Borussia Dortmund direkt përmes rrjeteve të tij sociale.
“Hapi tjetër në procesin e rehabilitimit. Operacioni i dytë shkoi mirë. Faleminderit ekipit mjekësor për ndihmën e përditshme.
Mezi pres të filloj pjesën tjetër të rehabilitimit”, tha Haller./h.ll/abcnews.al
Une nouvelle étape de valider ?? L’opération numéro 2 s’est bien passée ! Un grand merci à l’équipe médicale pour l’aide au quotidien. Hate de commencer la suite ? pic.twitter.com/K96WxJqIAT
— Sébastien Haller (@HallerSeb) November 24, 2022