Gjyqtarja 34-vjeçare Vivian Polania u pezullua për tre muaj nga organet kompetente në Kolumbi pasi u shfaq gjysmë e zhveshur gjatë një seance në Zoom.
Sikur të mos mjaftonte kjo, gjyqtarja ishte shtrirë në shtrat duke pirë cigare.
Komisioni Disiplinor i rajonit Norte de Santander njoftoi se gjyqtarja ka shkelur rregulloren.
En un video que circula por WhatsApp se ve a la jueza Vivian Polanía (trabaja en el Palacio de Justicia de Cúcuta) atendiendo una diligencia judicial en su cama, semidesnuda y fumando. No sé si esto pueda acarrearle alguna sanción, pero al menos el escándalo ya está servido. pic.twitter.com/9rgNx4C6pV
— Manolesco (@jhonjacome) November 17, 2022
Pamja provokuese e Polania pushtoi faqet e para dhe titujt e gazetave dhe të lajmeve në Kolumbi pasi një imazh i tillë nuk është i zakonshëm për një gjyqtar.
Çështja që gjyqtarja 34-vjeçare u thirr për të trajtuar kishte të bënte me një bombë në makinë që synonte objektet ushtarake në qytetin e Kutës në qershor 2021.
Gjyqtarja e kishte mbajtur kamerën për rreth 1 orë të fikur. Kur më në fund e hapi ajo u shfaq në krevat t në një pozicion “imoral”, “të çrregullt dhe pothuajse në gjumë” duke i ngatërruar fjalët e saj.
“Kjo sjellje është në kundërshtim me respektin që duhet të tregojë një gjyqtar në dhënien e drejtësisë dhe tregon mungesë të plotë respekti nga ana e zyrtarit”, thuhet në deklaratën zyrtare të pezullimit.
Por gjyqtarja mohoi se kishte qenë gjysmë e zhveshur.
Duke folur për një radiostacion, ajo pohoi se po punonte shumë dhe kjo çoi në rraskapitje mendore, duke shtuar se ishte ngacmuar nga kolegët për mënyrën se si vishej. /Abcnews.al./