Andi Lila mbyll karrierën sportive me një libër: Do të jetë i pari dhe i fundit i imi

schedule08:17 - 25 Nëntor, 2022

schedule 08:17 - 25 Nëntor, 2022

Futbollisti i njohur, Andi Lila ka përmbyllur karrierën e tij sportive me një libër. I titulluar “Triumf”, libri flet për etapat që ka kaluar ai përgjatë gjithë karrierës sportive. Ai nisi të merrej me sport që kur ishte 10 vjeç, kohë kur mësuesi i fiskulturës spikati talentin e tij dhe e angazhoi në këtë fushë.

I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Andi tregoi se ideja për të shkruar një libër lindi gjatë pandemisë. Lila shprehet mes të tjerash se nuk ka dashur të bëjë një libër historik apo filozofik por një autobiografi, për të cilin thotë se do të jetë i pari dhe i fundit për të.

“Nisi në vitin 2020 kur vendosa pas një dëmtimi që të mbyll karrierën. Bëra dy operime, vendosa që të mos vazhdoj më. E kam vuajtur shumë që të shkëputesha kaq herët. Futbollin e kam dashur me gjithë shpirt. Ra pandemia dhe pothuajse për 6 muajsh askush nuk luajti futboll.

Më pëlqen të shkruaj dhe të lexoj. S’e kisha menduar por kur u mbylla në pandemi, fillova të shkruaja. Dhe aty vendosa që etapat e mia t’i marr me radhë dhe në fund bëra një libër.“, tha Andi. “Nuk kam menduar që të bëj një libër filozofik, social apo historik. Kam folur me gjuhën time popullore dhe jam munduar që të përçoj karrierën time.” /abcnews.al