Tirana nën gjurmët e Dungës

schedule20:58 - 26 Qershor, 2019

schedule 20:58 - 26 Qershor, 2019

Skuadra e Tiranës ka gjetur akordin me sulmuesin e Luftëtarit Dunga, por pengesë mbetet kontrata e lojtarit me klubit gjirokastrit. Për shtatlartin interesohet edhe Kukësi.

Tirana po përforcohet me element të rëndësishëm në merkato për të konkurruar denjësisht sezonin e ardhshëm. Bardheblutë kanë zyrtarizuar tre futbollistë ndërkohë që janë në kërkim të një sulmuesi që garanton gola.

Një ndër emrat më të lakuar është bomberi i Luftëtarit, Ismael Dunga. Futbollisti pranon të vijojë karrierën tek skuadra e Tiranës, por problem mbetet kontrata me klubin e Luftëtarit.

Si të mos mjaftonte kjo, në garë për sulmuesin shtatlartë është futur edhe skuadra e Kukësit. Verilindorët ashtu sikurse kryeqytetasit janë në kërkim të një sulmuesi ku emrat nuk mungojnë, por ende mungon firma zyrtare.

Sulmuesi i gjirokastritëve aludohet se do të firmosë një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon e cila do të varet nga paraqitjet individuale dhe arritjet e futbollistit, por fillimisht duhet zgjidhur çështja e kontratës me klubin e Luftëtarit.

Tirana e ka kohën e nevojshme për të pritur zgjidhjen e kontratës mes klubit dhe lojtarit pasi nuk merr pjese në Kupat e Europës dhe sezoni i ardhshëm është ende larg. Në muajin Korrik priten zhvillime të reja sa i përket të ardhshmes së sulmuesit të Luftëtarit ku destinacioni i preferuar është Tirana./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!