Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi Prishtina dhe Beogradi arritën marrëveshje për çështjen e targave. Ajo ka falenderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe Qeverinë Amerikane për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel.
Megjithatë, Osmani nuk e përmendi aspak shefin e Politikës së Jashtme të BE’së, Joseph Borrell, të cilin ditë më parë e akuzoi për anshmëri në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Dua të falënderoj ambasadën amerikane në Kosovë dhe Jeff Hovenier dhe Qeverinë Amerikane për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova është mirënjohëse”, shkruan Osmani.
I want to thank @USAmbKosovo Jeff Hovenier and the U.S. Government for their active engagement in reaching today’s deal in Brussels. Their support for the dialog process b/w Kosovo & Serbia is indispensable. ?? is grateful.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 23, 2022
/abcnews.al