Shpeshherë ne jemi në luftë me trupin tonë dhe duam të heqim sa më shumë kilogramë, madje shpesh ne mbajmë dieta të cilat edhe mund të na dëmtojnë shëndetin.
Clare Bailey, mjeke e përgjithshëme, ka zbuluar gjashtë mënyra deri diku të sigurta sesi të dobësohemi, madje duke mos e frekuentuar fare palestren.
Mjekja Clare Bailey tha për `The Sun´se: humbja e peshës është një gjë sfiduese dhe kërkon vendosmëri, por që është shumë e rëndësishme për shëndetin. “Kur e shikon në atë kontekst, e bën shumë më të lehtë të përqendrohesh në atë që po përpiqesh të bësh.
Po ashtu mjekja shtoi: “Nëse keni një plan konkret, ka shumë më shumë gjasa të arrini qëllimet tuaja për humbje peshe.”
Sipas Dr.Clare gjashtë këshillat për tu dobësuar janë:
1.Ulja e sasisë së ëmbëlsirave
Mjekja shprehu se kur bëhët fjale për konsumimin e ëmbëlsirave, nuk do të thotë së nuk duhet ti konsumoni fare.
Ajo shpjegoi se nëse ju pëlqen një ëmbëlsirë, atëherë duhet ta konsumoni atë pas vaktit në mënyrë që të shmangni rritjen e sheqerit në trup.
Po ashtu, rekomandoi se është mirë të konsumoni sa më shumë ujë, qumësht ose çaj bimor nëse mundeni dhe e mira është t`i pini gjatë dietës.
“Njerëzit në dietë shpesh ndihen të lodhur, dhe kjo është zakonisht për shkak se janë të dehidratuar, prandaj lëngjet janë të rëndësishme.
2.Përqëndrohuni
Është shumë e rëndësishmë koha se kur duhet të ushqeheni dhe se ka truke të cilat mund të ndiqen.
Vaktet gjatë ditës është mirë të jenë sa me afër me njëri-tjetrin, por jo në sasi të madhe, po ashtu mirë është të shmanget ngrënia para gjumit.
3.Shtoni proteina
Dr.Clare tha se, nëse po mendoni të humbni peshë ju duhet patjetër të shtoni proteinat, të cilat mund ti gjeni tek mishi apo veza.
Proteinat ju ndihmojnë që të ndiheni të ngopur gjatë ditës.
4.Fibrat
Një tjetër këshillë e rëndësishme sipas mjekes janë fibrat në ushqimet tuaja.
Kjo mund të vijë si ndryshim i bukës së bardhë me bukën integrale ose kafe.
5.Dieta e mesdheut
Ndoshta do te ndiheni konfuzë se çfarë është kjo dietë
“E gjitha ka të bëjë me të qënit i shëndetshëm. Ushqimet me djegie të ngadaltë që nuk çojnë në shtim në peshë si arrat, farat , shumë fasule dhe bishtajoret.
“Të gjitha këto ushqime kontribuojnë në dietën mesdhetare, duke përfshirë peshkun, vajin e peshut, pak bulmet dhe mishin.
“Çështja kryesore është se janë të gjitha ushqimet që nuk përpunohen prandaj duhet të konsumohen në sasi’’.
6.Ti tregosh një miku
Njerëzit përpiqen të humbasin vetë në peshë, por ta ndash me një mik këtë komplëks mund të sjelli shumë përfitime.
Mbase thjeshtë fakti se ti e ke shprehur këtë gjë tek një person, ai mund të ndalojë të konsumosh diçka të gabuar apo një ëmbëlsirë më shumë.