89-vjeçari ndërroi jetë pasi u dhunua nga grabitësit, Gjykata lë në burg 2 autorët

schedule12:41 - 23 Nëntor, 2022

schedule 12:41 - 23 Nëntor, 2022

Ervis Halimi, 22 vjeç dhe Musa Godo, 28 vjeç kanë dalë sot para Gjykatës së Fierit ku janë njohur me masën e sigurisë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy të arrestuarit.

Abc mëson se në seancën e sotme pala mbrojtëse ka kërkuar analizë gjaku për të parë nëse dy autorët janë përdorues droge.

Të tre të ndaluarit, përfshirë edhe 16-vjeçarin, i cili akuzohet për moskallëzim krimi, kanë dhënë gjatë përballjes me togat e zeza deklarime kontradiktore.

I mituri ka deklaruar se të tre janë përdorues droge.

Dy të rinjtë janë autorët të dyshuar të grabitjes në Klos të Fierit më 19 nëntor.

Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj pronarit të banesës, Çaush Shehaj, 89 vjeç, ky i fundit ndërroi jetë në spital.

Autorët nën kërcënimin e armës arritën që të merrnin vetëm 5 mijë lekë./Abcnews.al/