Ish-Presidenti Alfred Moisiu, së bashku me 20 sipërmarrës dhe intelektualë, i bëjnë thirrje klasës politike të gjejnë urgjent një zgjidhje për krizën përmes dialogut, duke e cilësuar si të patolerueshme nxitjen e urrejtjen mes shqiptarëve.
“Si do të shkojë puna pas një korrikut? Ku do shkojë ky vend?
Me këtë shqetësim, ish presidenti Alfred Moisiu ka grumbulluar rreth vetes 20 aktivistë, sipërmarrës, gazetarë dhe akademikë, për të kërkuar urgjentisht një zgjidhje politike për krizën.
“Është koha e fundit për dialog mes aktorëve politikë për të gjetur zgjidhje në favor të Shqipërisë dhe jo në kurriz të saj”.
Shqetësim i veçantë ngrihet mbi nxitjen e përçarjes përmes shqiptarëve, e frymëzuar për interesa politikë.
“Janë të patolerueshme nxitja e urrejtes mes shqiptarëve për interesa partiake ose personale të disa drejtuesve politikë. Veprimet e dhunshme ndaj institucionet shtetërore e publike, përdorimi i shprehjeve përçarës, retorika denigruese ndaj rivalëve politikë të radhës nga secila palë politike mungesa e dialogut”.
Tryeza kërkon një zgjidhje afatgjatë, që kalon përmes korrektimit të ndryshimeve kushtetuese në 2008, dhe përmes arritjes së një pakti kombëtar. /ABC News Albania 24/7

