E përpiu uji bashkë me të birin, biznesmeni ishte kthyer nga Anglia për të investuar, donte të mbronte ndërtimet nga reshjet por humbi jetën

schedule12:27 - 21 Nëntor, 2022

schedule 12:27 - 21 Nëntor, 2022

Pjetër Rushaj humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme së bashku me djalin e tij të mitur, pasi makina me të cilën udhëtonin u mor nga rrjedha e përroit në Malësinë e Madhe.

Abc ka mësuar detaje në reja lidhur me biznesmenin Rushaj, i cili ishte i njohur për ndërtimet karakteristike të zonës alpine në Malësinë e Madhe dhe Dukagjin.

Ditën e djeshme, Rushaj ka qenë me Benzin e tij duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bogë të Malësisë së Madhe së bashku me djalin 14-vjeçar dhe vajzën e mitur.

Situata e reshjeve e ka shtyrë 50-vjeçarin, i cili kishte lënë Angli për të investuar në Shqipëri, të shkonte në fshatin Bogë ku kishte ndërtuar dy shtëpi së bashku me të vëllanë, të shikonte nëse kishte dëmtime në banesa.

Lexo edhe: VIDEO/ Momenti kur polumbarët gjejnë babë e bir të pajetë në përroin e fshatit Bogë

Ai kishte marrë me vete edhe dy fëmijët e tij.

Në zonën e njohur si “Grykë Lugje” ishte tentuar të kalonte lumin, pasi në atë vend nuk ka urë, por qytetarët kalojnë përmes lumit.

Ujërat e rrëmbyer të lumit nuk e kanë lejuar të vazhdojë duke i ndaluar makinën Benz.

Ai së bashku me djalin dhe vajzën kanë dalë nga mjeti, ndërsa vajzës i kishte thënë të shkonte në fshatin më të afërt të merrte kavo për të nxjerrë makinën.

Një valë e fuqishme e “Përroit të Thatë” ka rrëmbyer djalin e tij 14-vjeç, ndërsa Pjetër Rushaj është sulur që ta shpëtojë të birin.

Asnjëri prej tyre nuk arrit që të dilte na uji.

Lexo edhe: Ujërat e rrëmbyer u morën jetën, këta janë babë e bir që vdiqën në Malësinë e Madhe

Gjetja e trupave është bërë e mundur ditën e sotme pas 16 orësh kërkime, rreth 300 metra më poshtë makinës.

14-vjeçari J.Rushaj ka qenë pjesë e ekipit të Akademisë së Futbollit” Djelmnia Shkodrane.”

/abcnews.al/