“Boll iu luta Zhulietës”, Rama: Nuk do të ndodhë asgjë në zgjedhje

schedule18:00 - 25 Qershor, 2019

schedule 18:00 - 25 Qershor, 2019

Sipas kryeministrit Rama, vendimet tashmë i merr populli duke qenë se marrëveshja e 2017-s nuk vlejti për opozitën. Gjatë një takimi elektoral në Tropojë, kreu i qeverisë theksoi se nuk ka pse i lutet më Bashës për një marrëveshje.

“Ça do bëjmë ne, sa herë që afrohen zgjedhjet do të marrim me të mirë këta? Boll iu luta unë Zhulietës dy vjet më parë. Nuk kam asnjë arsye t’i lutem më dhe mbi të gjitha përderisa ajo marrëveshje nuk vlejti për t’i sjellë në vete këta tani ka ardhur koha që ta marrë populli në dorë këtë punë dhe në datë 30 Qershor populli thotë kush do të paraqitet përpara nesh për të marrë gjykimin tonë mirë se të vijë. Kush nuk do rruga e mbarë dhe rrugëve le të ngelin sepse nuk ka asnjë problem.  Ju jap fjalën që nuk do ndodhë asgjë në zgjedhje. Mund të ketë fenomene sporadike në zgjedhje këtu e aty, se tani budallenj që shkojnë bëjnë burg për Lulin dhe fallxhore, ça të them unë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë më tej, Rama paralajmëroi se të gjithë ata që do të shkelin ligjin do të përballen me drejtësinë.

“Çdo ditë shkojnë nëpër burgje dhe këta shkojnë në shtëpi. Ishte njëri nga këta që i kishte çu me djeg shkollën në Shkodër, dhe kur shkoi atje tha “unë vajta ti qetësoj”. Ky i mori i çoi atje, i la në burg dhe u qetësua në shtëpi vetë. Këta janë këta. Megjithatë kush do të shkojë pas tyre ta dijë që do ketë vetëm përballje me ligjin”, tha kreu i qeverisë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!