U grabit për 5 mijë lekë, vdes në spital 89-vjeçari nga Klosi

schedule10:05 - 20 Nëntor, 2022

schedule 10:05 - 20 Nëntor, 2022

Ka ndërruar jetë në spital Çaush Shehaj, 89-veçari i cili ra pre e grabitjes me armë në banesën e tij.

Autorët e dyshuar të ngjarjes, Ervis Halimi, 22 vjeç dhe Musa Gudo, 28 vjeç janë arrestuar nga policia.

Sipas njoftimit të bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të djeshëm në fshatin Klos, Mallakastër.

Abc mëson se dy autorët e dyshuar, nën kërcënimin e armës kanë grabitur vetëm 5000 lekë.

Lexo edhe: Nën kërcënimin e armës vodhën me dhunë të moshuarin në Klos, arrestohen 2 persona

I moshuari pas ngjarjes, u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë nga plagët e marra.

Në gjendje të lirë është proceduar një i mitur, 16-vjeçari F.Ç për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë./Abcnews.al/