Sipas informacioneve të fundit nga Le Parisien, të konfirmuara në proces nga RMC Sport, Karim Benzema do të tërhiqet nga Kupa e Botës ende pa nisur.
Pasi kaloi provimet mbrëmjen e kësaj të shtune në spitalin Aspetar në Doha, francezi çaloi me kokën ulur.
Përfundimet mjekësore do ta detyronin francezin të tërhiqej nga Kupa e Botës në Katar.
? Karim Benzema est forfait pour la Coupe du monde. C’est un terrible coup dur pour les Bleus.
— RMC Sport (@RMCsport) November 19, 2022
Në të vërtetë, sulmuesi vuan nga një çarje në kofshën e majtë, sipas shpjegimeve dhe vërejtjeve të një burimi pranë bluve të raportuar nga e përditshmja franceze, në çdo rast, ky do të ishte një lajm shumë i keq për skuadrën franceze dhe trajnerin e saj Didier Deschamps, vetëm pak ditë para ndeshjes ndaj Australisë për grupin D të këtij Botërori. /G.D abcnews.al/