Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori po i nënshtrohet sërish procesit të vetingut në shkallën e dytë, pasi Komisioneri publik ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që konfirmoi Zaganjorin në detyrë në 24 Korrik të vitit të kaluar.
Gjatë seancës së sotme dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Komisioneri Publik Florian Ballhysa ka parashtruar pretendimet e institucionit të tij, sipas të cilave kreu i Gjykatës se Lartë ka deklarim të pasaktë të pasurisë.
Zaganjori u rivlerësua nga KPK në të tre kriteret. Por Komisioneri Publik ka konstatuar se ai ka qëndrime dhe arsyetim jo të sakta të ligjeve. Seanca po vijon pa praninë e mediave./ABC News Albania 24/7