Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Barcelona jep dritën jeshile për largimin e Depay, i vendos edhe çmimin

schedule15:03 - 19 Nëntor, 2022

schedule 15:03 - 19 Nëntor, 2022

Barcelona është e gatshme ta lejojë sulmuesin holandez Depay që të largohet, madje që në janar.

Sulmuesi ka qenë pothuajse i gatshëm të largohet që në merkaton e janarit, por afati mbaroi dhe ai mbeti në Camp Nou.

Ish-bomberi i Lyon nuk ka vend në formacionin titullar të Xavit dhe as në planet e klubit. Kontrata e Depay skadon në fund të sezonit, por ai është në gjendje të bisedojë me klube të tjera në janar që të lidhë një parakontratë.

Barcelona e vlerëson 28-vjeçarin të paktën 5 milionë euro, një shifër tepër e ulët në krahasim me sa ka qenë disa vite më parë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!