Të paktën nëntë persona, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë në një shpërthim gazi në një ndërtesë pesë-katëshe në Rusi. Incidenti ndodhi në ishullin Sakhalin në lindje të Rusisë, në një zonë të quajtur Tymovskoye, sipas skynews.
Gas #explosion at an apartment building in Sakhalin of Russia#UkraineRussiaWar #RussiaUkraineWar #Ukraine #Russia pic.twitter.com/ddDswnaw1y
— Siraj Noorani (@sirajnoorani) November 19, 2022
Sipas autoriteteve lokale, një bombol gazi ka shpërthyer në një nga banesat, duke shkaktuar shembjen e një pjese të ndërtesës.
Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke kërkuar për viktima të tjera nën rrënoja.