Gjykata holandeze jep vendimin, dy rusë dhe një ukrainas dënohen me burgim të përjetshëm për rrëzimin e avionit MH17

schedule16:05 - 17 Nëntor, 2022

schedule 16:05 - 17 Nëntor, 2022

Një gjykatë holandeze ka dënuar me burgim të përjetshëm dy shtetas rusë dhe një separatist ukrainas për rrëzimin e avionit Malysian Airlines, MH17 në të cilën mbetën të vrarë 298 persona.

Të 3 burrat refuzuan të merrnin pjesë në gjyq dhe u gjykuan në mungesë, që do të thotë se ka shumë pak gjasa që ata të vuajnë dënimin.

Hetuesit ndërkombëtarë kanë arritur të sigurojnë dëshmi se raketa që rrëzoj avionin MH-17 kishte udhëtuar në Ukrainën Lindore nga qyteti rus i Kursk dhe ishte pjesë e Brigadës 53 të Mbrojtjes Kundërajrore të Ushtrisë Ruse.

Rikujtojmë se avioni u rrëzua si pasojë e goditjes nga një sistem raketor tokë-ajër,  duke vrarë të gjithë 298 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit.

196 ishin shtetas holandez./Abcnews.al/