FOTO LAJM/ E përdorim të gjithë, për çfarë shërben kjo pjesë e avionit

schedule12:09 - 17 Nëntor, 2022

schedule 12:09 - 17 Nëntor, 2022

Ju mund të keni vënë re një “gungë” të madhe në pjesën e sipërme të trupit të avionit në shumicën e avionëve modernë (si ky këtë foto).

Poshtë kësaj gunga është antena satelitore që është shumë e ngjashme me satelitët e televizorit që përdorni në shtëpinë tuaj, ndryshimi është se sateliti në avion mund të rrotullohet vazhdimisht për t’u përshtatur me satelitin më të afërt, për këtë ai është shumë më i madh megjithatë duket shumë i vogël nga jashtë.

A keni menduar ndonjëherë se si mund të lidheni me Wi-Fi gjatë fluturimit tuaj me avion?

Pra, në thelb, për të përdorur një shërbim wi-Fi gjatë fluturimeve, duhet të ketë 3 sisteme, dhe ato janë:

ATG – Sistemi

Sistemi Ku-Band

Sistemi Ka-Band

Këto tre sisteme funksionojnë në mënyrë të ngjashme, megjithatë, ato janë thjesht të ndryshme për sa i përket shpejtësisë së internetit.

Të gjitha këto sisteme, kanë nevojë për një server në internet me bazë tokësore, një antenë transmetuese ose satelitore, një antenë marrëse dhe transmetuese (në avion) dhe një server në bord, dhe në fund një përforcuesh valësh.

/abcnews.al