Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Enrique ka kritikuar pyetjet e gazetarëve për lojtarët e kombëtares.
“Një këshillë që dua të jap është të mos pyesni lojtarët se cili është trajneri më i mirë që kanë pasur ndonjëherë. Kjo është budallallëk. Çfarë mund t’ju thonë ata?”, ka thënë ish-kreu i Barcelonës, fjalët e të cilit i citon botimi Mundo Deportivo. Trajneri gjithashtu vuri në dukje se komunikimi me secilin prej lojtarëve është i rëndësishëm për të, të cilin Enrique e trajton me kënaqësi të veçantë.
Kujtojmë se Spanja do të përballet me Gjermaninë, Japoninë dhe Kosta Rikën në Botërorin e Katarit. /G.D abcnews.al/