Rafinha ka dhënë një intervistë për Globo, ku ndër të tjera ka folur se si ishte të punoje me Robert Lewandowski.
“Lewandowski? Unë do t’ju them të vërtetën.
Duke marrë parasysh gjithçka që ai ka kaluar deri më tani, u befasova nga puna që ai bën në çdo stërvitje. Është e pabesueshme.
Ai kurrë nuk mjaftohet. Ai shkon jashtë. Vrapon shumë, lëviz mirë në kuadrat, mund të shënojë me kokë, me të dyja këmbët… Është e mrekullueshme”.
Lewandowski njihet si një profesionist shembullor dhe kjo e ndihmon atë në moshën 34-vjeçare të mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë.
Sulmuesi polak kryeson golashënuesit e La Ligës me 13 gola në 14 ndeshje të ligës për Barcelonën këtë sezon. /G.D abcnews.al/