Rama takon Presidentin e Azerbaixhanit: Projekte të përbashkëta në fushën e energjisë

schedule18:10 - 15 Nëntor, 2022

schedule 18:10 - 15 Nëntor, 2022

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ndodhej sot në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku së pari ka takuar Presidentin Bajram Begaj duke folur për thellimin e raporteve dypalëshe.

Presidenti ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin Rama. Ky i fundit ka ndarë në Facebook detaje nga takimi.  Rama shkruan se ka zhvilluar një bisedë miqësore, por jo vetëm, pasi kanë folur edhe për projekte të përbashkëta mes dy vendeve.

Rama: Me Presidentin e Azerbaixhanit, mikun e dashur Ilham Aliev, patëm sot një bashkëbisedim si gjithmonë shumë miqësor, por edhe vërtetë të dobishëm për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, që nga nisja e programit të gazifikimit me investim të Azerbaixhanit, i cili do të nisë me një bashki që do të përcaktohet në një nga pikëkontaktet me TAP-in deri tek vendosja e piketave konkrete, për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne, e cila do t’i japë fund edhe varësisë së vendit tonë nga nafta e importit.

/Abcnews.al/