Massimiliano Allegri u shpall trajneri i muajit në Serie A
Çmimi u dha nga një juri e përbërë nga drejtorë të gazetave sportive. Ata vlerësuan punën e trajnerëve në bazë të kritereve teknike dhe sportive dhe cilësisë së lojës së ekipit, si dhe respektimin e lojës së ndershme.
Në nëntor , Juventus luajti 3 ndeshje në Serie A dhe shënoi 3 fitore, ndaj Interit (2:0), Veronës (1:0) dhe Lazios (3:0). Juventus ndodhet në vendin e 3-të në renditjen e kampionatit italian, me 31 pikë. /G.D abcnews.al/