Në një intervistë të dhënë për “Il Giorno”, zëvendëspresidenti i zikaltërve, Javier Zanetti u shpreh i lumtur që ka veshur fanellën e Interit.
“Kur mbërrita tek Inter ishte mundësia më e mirë për mua dhe vazhdova të gjithë karrierën time këtu. Shumë ish-lojtarë që janë larguar nga Interi më kanë thënë që kanë bërë gabim që janë larguar.
Madje edhe Roberto Carlos, ku nga Inter kaloi te Real Madrid. Ai ka mbetur zikaltër me zemër”, është shprehur legjenda e Interit./h.ll/abcnews.al