Letra e Metës për OSBE-ODHIR, Rama: Inshallah ka humbur rrugës

schedule21:23 - 23 Qershor, 2019

schedule 21:23 - 23 Qershor, 2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasditen e sotme për letrën që kreu i Shtetit u dërgoi përfaqësuesve OSBE-ODHIR 4 ditë më parë se në Shqipëri, se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, duke e arsyetuar se çdo proces që zhvillohet pa dekret të tij, është nul.

Por kreu i qeverisë në një postim në Tëitter duke ironizura Presidentin shprehet se inshallah ka humbur rrugës e s’ka arritur në destinacion, se do kujtojnë bota se është shkruar nga ndonjë humorist që ka dashur të tallet me Presidentin.

“Kjo letra e Ilir Metës për Presidentin e OSBE inshallah ka humbur rrugës e s’ka arritur në destinacion, se do kujtojnë bota se është shkruar nga ndonjë humorist që ka dashur të tallet me Presidentin e Republikës, duke e nxjerrë si një të lajthitur që bërtet pa ditur çfarë flet!”– shkruan Rama.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!