EKUADO – Ministri i Jashtëm Juan Carlos Holguín zbulon se për arsye sigurie, shtetasve të 37 vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, kanë nevojë për viza për të hyrë në Ekuador.
Ministri i Jashtëm Juan Carlos Holguín zbulon në një intervistë për PRIMICIAS se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u forcua për të ndaluar mafiozët e udhëhequr nga shqiptarët në vendet evropiane, si Belgjika dhe Holanda, si dhe në Ekuador, Kolumbi dhe Peru.
Ai thekson se tashmë, për arsye sigurie, qytetarët e 37 shteteve, mes tyre edhe Shqipëria, kanë nevojë për viza për të hyrë në Ekuador.
Bashkëpunimi për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe shkëmbimi i informacionit të inteligjencës, është rritur midis Ekuadorit, Britanisë së Madhe dhe Spanjës. Ndërsa qeveria e Ekuadorit mbështet padinë e Meksikës kundër disa kompanive që prodhojnë armë në Shtetet e Bashkuara.
/abcnews.al/