Një dëm i pakthyeshëm u është bërë fermerëve të Lushnjës. Reshjet janë ndërprerë prej më shumë se një javë në këtë zonë, por uji nuk është larguar nga tokat e tyre. Kjo ka sjellë kalbëzimin e sipërfaqeve të mbjella me grurë dhe kthimin e tokës në moçal.
Çdo mëngjes fermeri Erjon Beqiri sheh tokën që i është përmbytur.
Tani është vonë, nuk shpëton dot gjë.
Ujërat e Semanit në Imsht të Lushnjës i shkatërruan të mbjellat.
Gruri është kalbëzuar dhe tokat janë të baltosura.
Qëndrimi i ujit për një javë në tokat e tyre i ka nxjerrë jashtë përdorimit deri në muajin prill-maj këto sipërfaqje.
Familjen katër anëtarëshe të Erjonit përmbytja e fundit e ka dëmtuar ekonomikisht.
Kërkesa e vetme është ndihmë për shpenzimet e mbjelljes.
Asnjë eskavator nuk i është vënë në dispozicion, duket se të gjithë e kanë braktisur.
Fermerët e kësaj zone patën të njëjtin fat.
Këto toka buzë lumit rrezikojnë të kthehen në moçal. Më në thellësi, uji arrin deri në 40 cm. Ujërat e lumit Seman kanë sjellë me vete barishte e gurë, duke i hedhur në këto sipërfaqe të cilat kanë shërbyer si toka buke përgjatë 15 viteve të fundit. Mungesa e dezinfektimit rrezikon daljen jashtë përdorimit të 120 ha tokë./abcnews.al