Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shqiptarit Gjon Marku. Falë ndërhyrjes në kohë të karabinierit në San Giorgio Jonico, u arrestua 52-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili ishte lënë nga autoritet italiane nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për prostitucion. Por sikur të mos mjaftonte kjo akuzë ai ka goditur me thikë në bark gruan e tij pas një zënke, dhe kjo e fundit u transportuar në spitalin Annunziata në Taranto, ku qëndroi 10 ditë. Pa ngjarjes ai u arratis nga banesa. Policia arriti ta ndalojë mbrëmjen e djeshme gjatë kontrolleve rutine që kishte ndërmarrë në qytet./abcnews.al