Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj është drejt zyrtarizimit si lojtar i Atletiko Madrid. Spanjollët kanë ofruar 20 mln euro për shërbimet e 25-vjeçarit.
Skuadra e Atletico Madrid pritet të jetë destinacioni i ri për mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj. Mediat spanjolle raportojnë se trajneri i Los Kolçonerosh, Diego Pablo Simeone ka dhënë aprovimin për nënshkrimin e 25-vjeçarit me skuadrën spanjolle.
Atletico Madrid ofroi pak ditë më parë 18 milionë euro për mbrojtësin e Napolit, një shifër e cila u hodh poshtë nga presidenti Aurelio De Laurentis. Oferta e radhës e Atletikos është 2 milionë euro më e lartë.
20 milionë euro është oferta e nënkampionëve të Spanjës për skuadrën napoletane. Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e radhës e skuadrës italiane. Hysaj ka humbur vendin e titullarit dhe numri një i skuadrës së Napolit mund të pranojë ofertën prej 20 milionë euro për futbollistin në fjalë, duke qenë se futbollisti nuk është më i vlefshëm për trajnerin Ançeloti.
Klauzola e mbrojtësit shqiptar është plot 50 milionë euro, por rënia drastike sezonin e fundit me Napolin e ka ulur ndjeshëm vlerën e kartonit të mbrojtësit anësor./ABC News Albania 24/7