Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një autobus ra në një kanal në pjesën veriore të Egjiptit, sipas një ministri të shëndetësisë.
Në autobus ndodheshin 35 persona.
Sipas informacioneve, autobusi doli nga autostrada dhe ra në kanalin Mansouriya në qytetin Agha në rajonin verior administrativ të Dakahlia.
Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes tragjike.
/abcnews.al